Mbyllet telenovela, Radas mbetet “ujk”!

Pas një mundje të gjatë dore, më në fund, mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas, është bindur të vazhdojë aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë. Të paktën, kështu shkruan portali “Korça Sot”, që zbulon se kroati do të mbërrijë në Korçë ditën e nesërme për të veshur edhe një herë fanellën e Skënderbeut.

Vetë futbollisti, që kishte kërkuar kohë të mendohej dhe reflektonte, ka rënë dakord me presidentin Takaj dhe e ka njoftuar telefonikisht se do të vihej nën urdhrat e Orges Shehit, dikur shok skuadre te bardhekuqtë, sot në rolin e trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *