Mbyllet telenovela, Hyka niset për në Amerikë

0

Jahmir Hyka bëhet “amerikan” dhe tashmë lajmi konfirmohet edhe nga Major League Soccer, liga e futbollit profesionist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ESPN, një burim në MLS ka konfirmuar se San Hoze Ërthkuejks ka mbyllur në parim marrëveshjen për blerjen e mesfushorit të kombëtares sonë, i cili konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm dhe duhet të ndihmojë klubin të kthehet në play-off, ku nuk luan prej vitit 2012.

Sipas burimit nga MLS, Hyka do të fitojë rreth 500.000 dollarë në vit, por edhe Lucerna do të marrë një pagesë, që nuk është bërë e ditur nga klubet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.