Mbyllet telenovela “Feliks”, portugezi firmos sot me ekipin e ri!

Zhoao Feliks është padyshim një ndër emrat më të përmendur të kësaj merkatoje, me 19-vjeçarin që kërkohet nga e gjithë Europa.

Gjithsesi, duket se çdo gjë po shkon drejt fundit dhe siç raportojnë mediat në Spanjë, ylli portugez do të firmosë sot me ekipin e tij të ri, që do të jetë Atletiko Madrid.

Një lajm të tillë e konfirmojnë mediat më të mëdha në Spanjë, ku jepet e sigurt se portugezi do të jetë lojtari i ri i Atletikos. Nga kontrata e re, pritet që Zhoao Feliks të përfitojë 6 milionë euro në sezon, ndërsa madrilenët do të paguajnë 120 milionë euro te Benfika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *