Mbyllet takimi mes Francës dhe Shqipërisë, Cikalleshi shënon golin e nderit

Përmbledhja e ndeshjes. LIVE Francë-Shqipëri 4-1

90’+5′ Mbyllet takimi. Francë-Shqipëri 4-1.

90′ Sokol Cikalleshi gjen golin e nderit nga pika e bardhë e penalltisë. Francë-Shqipëri 4-1.

89′ Penallti për Shqipërinë pas pengimit të Loris ndaj Cikalleshit.

84′ Goli i kapitullimit. Ikone debuton me gol te Franca, pas një skeme fantastike dhe mes kombinimeve të bukura në prapavijë.

75′ Gjasula me lojë të ashpër në mesfushë dhe me nervat e ndeshjes. Rrezikon shumë për ndëshkim me të kuq!

68′ Grizman pason bukur në zonë nga krahu, atje ku Koman kalon bukur Hysajn, për ta dërguar në rrjetë. Francë-Shqipëri 3-0.

60′ Zëvendësim te kuqezinjtë. Cikalleshi merr vendin e Balajt.

55′ Pritje fantastike e Thomas Strakoshës me këmbë pas gjuajtjes së Grizman vetëm pak metra larg tij. Ishte nisur për të festuar.

52′ Debuton Klaus Gjasula, merr vendin e Ylber Ramadanit.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+1′ Përfundon e para, Francë-Shqipëri 2-0. Gjithashtu një penallti e humbur nga Grizman, ndërsa te kuqezinjtë spikat vetëm Bare dhe Ismajli.

45′ Mbyllen koha e rregullt në pjesën e parë. Ka 1 minutë shtesë.

38′ Lojë e trajnerit Deshamp. Dërgon Koman në krahun e djathtë atje ku gjendej Roshi i spostuar nga Reja pikërisht për këtë arsye, për të evituar duelet mes tyre. Hysaj po e mbante më së miri.

36′ Gabon nga pika e bardhë Grizman. Topi kap traversën.

35′ Hernandez rrëzohet në zonë pas kontaktit me Mavrajn. Arbitri jep penallti.

27′ Roshi kaloi në të djathtë dhe Hysaj në të majtë. Skema e golit ndryshon pikërisht në krahun e Roshit, ndërsa Giroud i vetëm me Strakoshën, e kishte të lehtë për të tundur rrjetën. Francë-Shqipëri 2-0

20′ Ardian Ismajli në super formë. Ndal në dy raste të rrezikshme sulmin e Francës.

11′ Pafundësisht probleme për Roshin në krahun e majtë. Koman jep një krosim fantastik për Giroud, por ky i fundit gabon me gjuajtjen me kokë.

8′ Vjen goli i parë. Koman i shkëputet bukur Roshit dhe e ka të lehtë të mposht Strakoshën. Francë-Shqipëri 1-0.

3′ Rasti i parë i rrezikshëm për Francën që kërkon befasinë nga pas shpine, por Ismajli heq bukur me kokë një top të rrezikshëm.

1′ Nis takimi. Organizatorët kërkojnë ndjesë për vonesën dhe gafën me himnin.

0′ Vendoset himni i gabuar. Lojtarët shqiptarë nuk duan të nisin ndeshjen pa u vendosur himni ynë. Arbitri u thotë të presin.

Përpara ndeshjes

Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Francës, në transfertën e vështirë me kampionët e botës. Pavarësisht mungesave të shumta në krahun e kundërshtarit, si lojtarë zëvendësues te kjo Kombëtare, janë elemente që bëjnë gjithmonë diferencën.

Vetëm para pak minutash trajneri Reja ka zyrtarizuar edhe formacionin me të cilin kuqezinjtë do të zbresin nga minuta e parë e lojës:

Formacioni zyrtar: Strakosha, Roshi, Mavraj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Ramadani, Abrashi, Bare, Uzuni, Balaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *