Mbyllet sinjali analog në Korçë, Pogradec dhe Bilisht; TV do të shihni vetëm në këtë mënyrë!

0

Tring njofton se procesi i digjitalizimit përfundon nesër në qytetet Korçë, Pogradec dhe Bilisht. Kjo do të thotë se mbyllet sinjali analog dhe bashkë me të, të gjitha kanalet e transmetuara në këtë sinjal. Sinjali digjital do të mundësojë cilësi më të lartë të transmetimit si në audio, ashtu edhe në figurë.

Nuk ka më kanale! Çfarë duhet bërë për të parë TV?

Së pari, duhet të pajiseni me dekoderin Tring nepërmjet të cilit do të shihni jo vetëm kanalet e Tring, por edhe kanalet kombëtare falas. Aparati Tokësor kushton vetëm 3,500 lekë nga 6,900 lekë. Ndërkohë, ju do të merrni kartën smart dhe një muaj abonim dhuratë nga Tring.

Së dyti, të gjithë shikuesit duhet të drejtojnë antenat në drejtimet: Korçë dhe rrethina – Mali Moravë (Çardhakë) & Pogradec dhe rrethina -Tushemisht (Kodra sipër Tushemishtit). Në të dy këto qytete do të transmetohet në kanalin 21 me frekuence 474 MHz.

Duke nisur nga data 01 dhjetor, do të shijoni më shumë kënaqësinë që ju jep ekrani i televizorit. Do të mund të zgjidhni midis një shumëllojshmërie kanalesh për të gjitha shijet dhe moshat.

Ku duhet të drejtohem për të përfituar nga oferta?

  • Nëse banori në Korçë, drejtohuni në distributorin Tring në adresën Sheshi i Teatrit, pranë BKT-së.
  • Nëse banoni në Bilisht, jeni të lutur të vizitoni distributorin Tring në Bulevardin kryesor, pranë fondit Besa.
  • Nëse banoni në Pogradec, mund të drejtoheni në distributorin Tring pranë Tregu Fshatar.

Cilat kanale do të mund të shoh në sinjalin digjital?

Të gjithë klientët në platformën Tokësore Tring do të ndjekin kanalet si mëposhtë:

  • Vizion Plus HD
  • Ora News HD
  • Channel One
  • Kanali 7
  • Living HD
  • Jolly HD
  • 3 Plus
  • Tring Shqip
  • Tring Action
  • Tring Super
  • Tring Tring
  • Tip Tv
  • Tring World
  • Tring Sport News HD
  • Tring Sport 1 HD
  • Tring Sport 2 HD
  • Folk +
  • Desire

Së bashku me kanalet Tring ju mund të shihni falas kanalet Free si mëposhtë:

  • RTSH 1 HD
  • RTSH 2 HD
  • RTSH 3 HD
  • RTSH FILM
  • RTSH SHQIP
  • RTSH MUZIKE
  • RTSH SPORT
  • RTSH KUVEND
  • RTSH 24
  • RTK 1
  • KLAN HD
  • KLAN PLUS
  • KLAN KOSOVA
  • ABC NEWS
  • TOP CHANNEL
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image