Mbyllet rrugëtimi, 11-metërshat “dënojnë” përsëri Çamërinë!

0

Çamëria ka mbyllur pjesëmarrjen më turneun e Kupës së Futbollit evropian të organizuar nga “CONIFA”. Ekipi çam u mund sot nga  Abkazia në finalen e vendit të tretë. Pavarësisht se u renditën në vend të katërt, turnetë e organizuar nga “CONIFA” shpërndajnë medalje dhe kupë për këtë pozicion.

Edhe pse bëhet fjalë për një turne krejtësisht miqësor, ndeshje e sotme u shoqërua me tension midis futbollistëve të të dyja skuadrave. Në minutën e 62-të Çamëria mbeti me 10 lojtarë. Në përfundim të 90 minutave rezultati ishte 0 – 0 dhe të dyja skuadrat iu drejtuan goditjeve të 11-metërshave ku fati i buzëqeshi ekipit kundërshtar.

Kjo është hera e dytë në këtë turne që Çamëria eliminohet në goditjet e 11-metërshave, pasi një gjë e tillë ndodhi dhe në gjysmëfinalen ndaj Osetisë së Jugut. Turneu “European Football Cup” u organizua nga Konfederata e Shoqatave Futbollistike të Pavarura (CONIFA), një organizatë që ka si synim të përfaqësojë të gjitha territoret që nuk njihen ndërkombëtarisht.

Çamëria 0 – 0 Abkazia
Penalltitë (4-5)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.