Mbyllet drama e Aldo Teqjas! Në përmirësim të plotë, do të lërë ambientet e spitalit të Traumës

Një dramë e vërtetë ishte ajo që përshkroi futbollin shqiptar në ditët e fundit. Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit dhe shkoi menjëherë në spitalin e Traumës.

Fatmirësisht, si në ato pak raste dhe si një dëshmi e gjallë se mrekullitë ekzistojnë, Teqja është pranë njerëzve më të dashur. Mbështetje e madhe ka ardhur nga të gjithë klubet në Shqipëri, jo vetëm nga Partizani. Gjithashtu edhe FSHF u gjend për t’i siguruar në të gjitha aspektet këtij lojtari. Tashmë është klubi i të kuqëve që me njoftimin e fundit tregon se Aldo Teqja është në përmirësim të plotë dhe pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. /Sport Ekspres/

NJOFTIM

Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.