ZYRTARE/ Mbyllet çështja austriake, Kukësi del i pastër dhe Gjici kërkon dëmshpërblim

Ashtu si kishin paralajmëruar para pak ditësh mediat në Austri, Kukësi ka dalë “i larë” nga historia e akuzës për trukim gjatë miqësores verore kundër Dinamos së Moskës në Austri. Në një ndeshje përgatitore para sfidës në Champions League kundër Sherif Tiraspolit, Kukësi u shpartallua 6-0 nga ekipi rus, duke pësuar shumë gola në fundin e takimit. Kjo bëri që të lindnin dyshime dhe nisi një hetim nga autoritetet austriake, që morën edhe sinjalizime, duke nisur nga akuza e hapur që bëri kompania Federbet, që shkruajti se ndeshja ishte e manipuluar.

Megjithatë, pas disa muajsh hetimesh, kontrollit të telefonave të lojtarëve apo drejtuesve, si dhe tabulateve, rezultoi se nuk ka asnjë provë konkrete. Ndonëse pati shuma të luajtura për një ndeshje me shumë gola dhe fitore të thellë moskovite, realisht nuk ekzistonte provë e qartë e manipulimit, duke marrë në konsideratë që shumat nuk ishin jashtë normales dhe nuk ishin luajtur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, gjykata austriake që kishte çështjen në shqyrtim ka vendosur të mbyllë gjithçka, pa marrë asnjë masë të mëtejshme.

 

KUNDËRSULMI I KUKËSIT – E kishte paralajmëruar kohë më parë, por tashmë Safet Gjici zor se do t’i ndahet kësaj historie. Presidenti i Kukësit deklaroi në verë se pasi të mbyllej hetimi, Kukësi do të dilte i pastër dhe ai do të padiste Federbetin, duke kërkuar 20 milionë euro dëmshpërblim për prishje imazhi, por edhe shqetësim të skuadrës para ndeshjes delikate në Moldavi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *