“Mbylleni futbollin”! Përgjigjet e plota te ekipi i Bylisit dhe Superiorja që përcakton fatin, kush kishte të drejtë?

Nga Klaudio Ndreca

Në datën e sotme, 3 qershor 2020, do të rifillohet futbolli edhe në Shqipëri. Flasim për elitën e Superiores, ndërsa do të zbresin në fushën e lojës të gjitha ekipet dhe dy sfidat për t’u mos humbur janë Partizani-Skënderbeu dhe Bylis-Tirana.

Por si për ironi të fatit, vetëm 24 orë përpara nisjes së këtyre takimeve, në Shqipëri do të kishim edhe rastin e parë me Koronavirus nga futbollistët. Bëhej fjalë për Qardakun që rezultoi pozitiv, ndërsa frika ishte e madhe për shkakun se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me gjithë pjesën tjetër.

Në rezultatet e marra të testimeve sa i përket pjesës tjetër të ekipit u vërtetua se nuk kishte asnjë lojtar apo pjestar të stafit të Bylisit që i ishte transmetuar virusi. Përkundër përfundimeve të shumë presidentëve dhe specialistëve, që kërkonin mbylljen e Superiores në tavolinë, si zgjidhjen e vetme që situata të mos shpërthente. Por rasti i Bylisit krijon precedentin e qartë se gjithçka do mbyllet atje ku dhe nisi, në fushën e blertë. /Sport  Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *