Mbyllen njëherë e mirë thashethemet për Shqipërinë, Olainka debuton sot ndaj Brazilit

Një jehonë të madhe do të merrte Peter Olainka në momentin që arriti t’i shënonte Interit në “Champions League”. Madje aq e madhe ishte zhurma, aqsa sulmuesi i Slavias së Pragës luajti edhe kartën e fundit duke shprehur hapur dëshirën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Historia është e vjetër, por përfundimi mbetet i njëjti. Fanella e Kombëtares u përket vetëm atyre lojtarëve që kanë prejardhje shqiptare. Ndërsa të gjitha këto thashetheme do të mbyllen njëherë e përgjithmonë në ditën e sotme.

Kjo pasi Peter Olainka do të debutojë me fanellën e Nigerisë, vendit nga e ka origjinën. Madje në një ndeshje jo të lehtë, pasi përballë do të ketë Brazilin dhe ndeshja do të nisë në orën 14:00. Megjithëse është vetëm një miqësore dhe e drejta e ndërrimit të Kombëtares ekziston ende, çështja është e ezauruar. /Sport Ekspres/