Mbyllen dy takimet e Kupës së Shqipërisë, Kukësi dhe Partizani njohin rivalët e tyre

Sapo janë mësuar fatet e dy takimeve të Kupës së Shqipërisë sa i përket fazës paraeliminatore. Një vonesë kjo e ardhur për shkak të mbylljes së vonë në përballjen mes Vorës dhe Luzit, që shkoi përtej 90 minutave. Por pavarësisht 30 minutave të shtesës, asnjë gol nuk u shënua dhe nga pika e bardhë e penalltisë do të ishte Vora më e saktë, që me rezultatin 4-3 në ruletën ruse, kalon në fazën tjetër.

Atje do t’i presë ekipi i Partizanit, ndërsa edhe Kukësi e ka njohur rivalin e tij. Bëhet fjalë për Shkumbinin që sot e kaloi pa shumë probleme fazën, duke fituar pastër me rezultatin 0-3 ndaj Tomorrit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *