Mbron fanellën e rivalëve, Erion Braçe uron Bathën: Ka njerëz që nuk i njeh kurrë, por bëhen pjesë e jetës

Idriz Batha festoi ditën e djeshme ditëlindjen e tij. Mesfushori i Tiranës mbushi 28 vjeç, megjithëse kjo ditë e shënuar për të e gjeti në kushtet e karantinës. Batha ka qenë një nga më të dalluarit ,e bardheblutë këtë sezon, duke shkëlqyer së bashku me ekipin e tij. Por e shkuara e lojtarit shqitar ka qenë e lidhur me rivalët e përjetshëm të Tiranës, teksa ka mbajtur veshur fanellën e kuqe të Partizanit, ku ka qenë një pjesë e rëndësishme e tyre.

Për këtë arsye edhe zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, nuk ka munguar ta urojë në ditën e tij më të veçantë. Braçe është një tifoz i flaktë i “demave të kuq”, prandaj nuk kishte si të mos e vlerësonte mesfushorin, që edhe pse tashmë mbron fanellën e Tiranës në të shkuarën e tij ka dhënë shumë për ekipin e Partizanit. “Ka disa njerëz që nuk i ke njohur kurrë, por të bëhën pjesë e jetës“ janë fjalët me të cilat zëvendës kryeministri shqiptar ka nisur urimin e tij drejtuar Bathës, teksa e ka ndarë me të gjithë në rrjetin e tij social në “Instagram“./Sport Ekspres/