Mbrojtje, mesfushë, sulm: tre emra për Superioren

Klubet e Superiores ende nuk e kanë mbyllur merkaton dhe një pjesë e tyre po kërkojnë ndoshta afrimin e fundit. Vllaznia, që këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, nuk do të ketë në përbërjen e saj disa lojtarë të spikatur.

Njëri prej tyre është mbrojtësi Renato Malota. Lezhjani, me një eksperiencë të madhe në Superiore, nuk ka gjetur akoma ekip. Ofertat nuk i kanë munguar, por ende nuk ka gjetur atë që ka dashtur dhe këto ditë janë vendimtare për mbrojtësin, i cili në Superiore ka luajtur me ekipe si Kukësi, Dinamo e Partizani.

Edhe Erjon Vucaj është ende i lirë. Mesfushori pati një ofertë nga Teuta, ndërkohë që në Europë luajti me Luftëtarin. Gjirokastritët parimisht kishin rënë dakord për të vijuar bashkëpunimin, por gjërat më pas ndryshuan. Shkëndija e Tetovës tani është një opsion.

Xhevahir Sukaj është nga ata që i ka vënë punët në vijë. Sulmuesi u rikthye në Shkodër në janar dhe u mundua të ndihmonte skuadrën e tij për të qëndruar në elitë. Në fund nuk ia doli. Momentalisht është pa ekip, por sigurisht që në Superiore do ishte një zgjedhje e mirë për shumë klube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *