Mbrojti titullin me dorë të thyer, presidenti Meta uron Uldedajn

0

Boksieri i peshës Cruiserweight (deri në 81 kg) Jurgen Uldedaj mbrojti me sukses titullin kampion bote “WBO Youth” në përballjen me kundërshtarin polak Kristov Tvardovski. Në fund të 10 raundeve, treshja e gjyqtarëve shpalli fituesin boksierin lezhjan me vendin unanim 97-93, 97-93, 97-93.

 

Megjithatë, ky duel rezultoi sprova më e madhe në karrierën e 21-vjeçarit. Gjithçka lidhet me një dëmtim që Uldedaj pësoi gjatë raundit të katërt. Boksieri pësoi një frakturë në dorë dhe në një moment i kërkoj trajnerit Dirk Dzemski që të dorëhiqej nga dueli, por kjo gjë nuk u pranua nga gjermani, i cili inkurajoi boksierin e tij për të vazhduar duelin vetëm duke përdorur dorën e majtë.

Një mesazh mirënjohjeje për Uldedajn ka ardhur nga vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili përgëzoi lezhjanin e pamposhtur për fitoren 11-të në karrierë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.