Mbrojtësi polak sulmon ashpër Besnik Hasin: Nuk ishte njerëzor, e tregonte në çdo moment

Besnik Hasi është duke kaluar një moment të mirë në karrierë, teksa po lufton për titullin në Arabinë Saudite me skuadrën e tij të Al Raedit. Ndërkohë një nga periudhat më të këqija dhe për t’u harruar sa i përket teknikut shqiptar, është ajo në Poloni.

Pikërisht në periudhën kur do të drejton Legian e Varshavës, atje ku rezultoi një dështim i vërtetë. Kujtimet dhe shija e lënë është e hidhur, aqsa i pyetur nga një media polake, mbrojtësi Jakub Rzezniczak që ka luajtur për Legian, Kombëtaren e Polonisë dhe aktualisht që është te Wisla, nuk përton për të akuzuar ashpër Hasin sa i përket periudhës së kaluar.

“Në kohën e Besnik Hasit të gjithë janë ndarë. Ai ndoshta ka pasur profilin e një punëtori të mirë, por nuk ishte njerëzor. E ka treguar këtë gjë në çdo moment. Faktori njerëzor është thelbësor, ti nuk mund të udhëheqësh 30 njerëz me një qasje të tillë, duke kërkuar që t’i ngacmosh ata”, ka thënë mbrojtësi polak. /Sport Ekspres/