Mbrojtësi me tumor, Atletik Bilbao bën një gjest unik

Atletik Bilbao është një klub i veçantë, i famshëm në gjithë botën për faktin se historikisht luan vetëm me futbollistë baskë ose origjinë baske, duke refuzuar të bëhet pjesë e tregut dhe afrimit të lojtarëve të huaj.

Këto ditë Atletik ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një iniciativë të bukur si shenjë solidaritet ndaj mbrojtësit Jeraj Alvarez.

22-vjeçari, titullar me Atletik, ka bërë një operacion para pak kohësh për të hequr një tumor në testikul, por tumori është kthyer sërish. Tani Alvarez duhet të fillojë sërish kemioterapinë dhe do të mungojë disa muaj në skuadër.

Shokët e tij kanë vendosur të qethen të gjithë zero, për t’u solidarizuar dhe për të mbështetur futbollistin e pafat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *