Mbrojtësi i Sitit ironizon me Liverpulin: E kemi ne timonin!

Mançester Siti mori një fitore të rëndësishme përballë Fulhemit, duke u ngjitur sërish në krye të Premier Ligës dhe tashmë është shumë pranë titullit kampion. Gjithsesi, Liverpuli vazhdon të ndjekë “Qytetarët” hap pas hapi.

Pas ndeshjes kundër Fulhem, foli mbrojtësi Kajl Uolker, i cili analizoi ndeshjen, rivalitetin me Liverpulin dhe sfidën e këtyre të fundit kundër ish-ekipit të tij, Totenhemit:

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer, duke marrë parasysh se të gjithë lojtarët luajtën për kombëtaret e tyre. E rëndësishme që morëm tri pikët. Liverpul-Totenhem? E kemi ne timonin. Nuk i shikoj ndeshjet e kundështarëve, pasi sjell ters. Do të luaj me fëmijët e mi dhe shpresoj që Liverpuli të lërë pikë. Për mua, e rëndësishme ishte të transferohesha te Mançester Siti dhe që të fitoja trofe. Është një nder për mua që jam në këtë skuadër dhe drejtohem nga trajneri më i mirë në botë. Besoj se titulli kampion do të vendoset vetëm në sekondat e fundit” tha Uolker.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *