Mbrojtësi i Rangersit impresionohet nga Kamberi: Shkëlqen edhe në stërvitje, është tjetër sulmues

Florian Kamberi është një tjetër emër për t’u mbajtur shënim dhe nga ku pritet shumë sa i përket të ardhmes në Kombëtaren e Shqipërisë. Në ndeshjet e marsit do të ftohet sërish nga Reja, për të debutuar me fanellën kuqezi dhe këtë herë nuk e ndal asnjë pengesë.

Nga ana tjetër, po vazhdon aventura te Rangersi, pas transferimit në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar po lufton në stërvitje për t’i treguar trajnerit Gerrard se e meriton një vend të titullarit. Vështirësia është e madhe, por mbrojtësi i Rangersit, Conor Goldson, shprehet i sigurt se Kamberi është një “armë shtesë” për skuadrën.

“Kamberi shkëlqen me të vërtetë në stërvitje, nga ajo që unë kam parë deri tani. Ai na e shton cilësinë në skuadër. Është një lloj tjetër sulmuesi, nga ata dy-tre që ne kemi marrë tashmë. Ne kemi nevojë për këta futbollistë, që kanë të njëjtën cilësi me 11-shen e parë të skuadrës dhe unë mendoj se tani mund të quhem të kompletuar”, ka mbyllur Goldson. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *