Mbrojtësi i Palermos me krenari: Dua ftesën e Shqipërisë U-21, kam idhull Hysajn dhe Alveshin

Dy talente shqiptarë gjenden në SSD Palermon, ekipin e ri që është krijuar pas falimentimit të klubit të vjetër. Aty gjenden edhe dy talente shqiptarë që po vlerësohen pafundësisht në Itali. Bëhet fjalë për Masimiliano Dodën dhe Erdis Krajën.

Doda ka dhënë një intervistë për mediat së fundmi, duke folur për idhujt dhe ëndrrën që ka dëshirë që të ndjekë. Gjithashtu me padurim pret t’i bashkohet Shqipërisë U-21 e cila drejtohet nga ana e Alban Bushit.

“Qëllimi ynë është që ta kthejmë Palermon te profesionistët. Unë shpresoj të qendroj këtu dhe të nis karrierën time si profesionist. Për momentin jam duke menduar ndeshje pas ndeshje dhe stërvitje pas stërvitje. Idhujt e mi janë Dani Alvesh dhe bashkëkombasi im, Elseid Hysaj.

Unë e kam pasur fatin dhe e kam ndierë krenarinë për të përfaqësuar Shqipërinë, por tani shpresojë për një ftesë nga U-21. Një vizitë arbëreshëve? Ende nuk e kemi bërë, por shpejt do të shkojmë me Erdis Krajën”, u shpreh Doda. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *