Mbrojtësi i Kosovës e mbyll te kampionët e Zvicrës, vjen firma e parë

Lojtari i përfaqësueses U21 së Kosovës, Kreshnik Hajrizi, ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me klubin e Kiasos, ekip ku që militon në “Challenge League”, divizioni i dytë për nga rëndësia në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Hajrizi luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe prej katër vitesh ishte pjesë e akademisë së Jang Bojs. 20-vjeçari ishte kapiteni i ekipit U19 të kampionëve të Zvicrës gjatë sezonit të shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *