Mbrojtësi i Dinamos kërkon kujdes: Media po e nënvlerëson Skënderbeun

0

Ditën e premte Dinamo e Zagrebit arriti një fitore të madhe në Rijeka, kundër kampionëve në fuqi, që nuk humbnin prej disa vitesh në fushën e vet. Renditja flet për Dinamon, që ka nisur shkëputjen, ndërsa skuadra duket e kompletuar dhe loja perfekte. Kjo ka bërë që tashmë mediat në Kroaci ta konsiderojnë një rival të lehtë Skënderbeun në Europa League, por nuk është i këtij mendimi mesfushori i kombëtares kroate Domagoj Antoliç, i cili kërkon kujdes maksimal: “Jemi në rrugën e duhur, po rritemi nga ndeshja në ndeshje. Edhe renditja është e bukur, me 4 pikë avantazh nga ndjekësit, por nuk mund të relaksohemi. Skënderbeu? Media e ka nënvlerësuar kundërshtarin tonë në Europa League, por duhet të jemi të përgatitur dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. I ftoj gjithë tifozët të jenë në stadium për ndeshjen kundër Skënderbeut”.

Ndërkaq, sulmuesi i rëndësishëm i Dinamos, Sudani, deklaroi: “Shorti na favorizoi shumë pasi përballë do të kemi një ekip që para 2 vitesh m’u duken të lehtë për t’u mundur. Nuk e di sa kanë ndryshuar si ekip deri tani, por kam besim të plotë që Dinamo nuk eliminohet nga Skënderbeu”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image