Mbrojtësi “goleador” i Kosovës, Kololli shënon katër gola në dy ndeshje

0

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës,  Benjamin Kololli është një nga lojtarët më të mirë te skuadra zvicerane e Zyrihut dhe shpeshherë ka gjetur dhe rrugën e rrjetës.

23-vjeçari aktivizohet si mbrojtës krahu dhe daljet e tij në krah janë gjithmonë të rrezikshme. Zyrihu ka luajtur dy ndeshje miqësore brenda pak ditësh dhe në të dyja takimet, Kololli ka qenë protagonist.

Fillimisht, Zyrihu luajti përballë Arau, me Kolollin që shënoi 2 herë. Mbrojtësi ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 40’, për të shënuar sërish vetëm 5 minuta më vonë.

Edhe në takimin e sotëm miqësor përballë Uerdingen, Kololli ka shënuar dy gola të tjerë, që e çojnë totalin e tij në katër gola brenda pak ditësh. “Dardani” i dha fitoren skuadrës së tij, duke shënuar në minutat 84’ dhe 90’, për të fituar 3-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.