Mbreti shqiptar që kërkon sot kurororën në “Camp Nou”, Rei Manaj ka lindur me këmishë

Sot nuk është një ditë normale për sulmuesin e Shqipërisë, Rei Manaj, por e shënuar. Për herë të parë ka hyrë në histori si lojtari shqiptar që e grumbullon Barcelona për një ndeshje kampionat. Kjo ndodhi me listën e djeshme, ku Setien njoftoi se do të jetë edhe Manaj i gatshëm ndaj Getafes.

Kjo përballje do të luhet sot në orën 16:00. Emri i Manajt në gjuhën spanjolle është shumë i veçantë, pasi Rei do të thotë “mbret”. E në “Camp Nou” do të kërkohet kurora, për të realizuar golin e parë me fanellën e katalanasve.

Asgjë nuk është e pamundur dhe pritet që ky futbollist të ketë minutat e tij në këmbë, pasi është i vetmi “9” që aktualisht në dizpozicion Setien. Pastaj mjafton vetëm një realizim ndaj Getafes, që Rei Manaj të bëj jehonën e gjithë Europës. Është vetëm 22-vjeç, por ka qenë pjesë e Interit dhe Barcelonës. Pavarësisht se në shumë momente të karrierës nuk është shprehur në mënyrën e duhur, duket se Manaj ka lindur me këmishë. Askush nuk i jep dot një tjetër shpjegim, teksa pas dëmtimeve të shumta te Barcelona, ishte kjo e vetmja mënyrë për të thirrur sulmuesin shqiptar, pasi nuk ka bërë më tepër sesa 1 ndeshje e gjysmë me Barcelonën B. Në një rast normal, sigurisht që edhe një lojtar fenomen nuk mund të bindte me 130 minuta loje. Por ky është shansi i rradhës për Manajn dhe të gjitha vështrimet shkojnë për…mbretin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *