“Mbreti Kazu”, 50 vjeç dhe titullar

0

Thjesht e pabesueshme, një shuplakë për gjithë ata futbollistë që me zor vrapojnë sapo kalojnë moshën 30 vjeç dhe e konsiderojnë veten veteranë në fund karriere: Kazujoshi Miura është 50 vjeç dhe vazhdon të luajë futboll… dhe çfarë futbolli!

Sulmuesi legjendar aktivizohet prej vitesh te Jokohama FC, në divizionin e dytë japonez, kampionat goxha cilësor, mos u gënjeni nga fakti që është kategori e dytë.

Sot nisi kampionati dhe Miura luajti titullar në fitoren 1-0 ndaj Jamagas, derisa u zëvendësua në minutën e 60-të, mes ovacioneve të publikut.

“Mbreti Miura”, si e thërrasin në Japoni, ka një histori për film, sepse ka luajtur nga Brazili deri në Serinë A me Xhenoan, si dhe me kombëtaren japoneze për shumë vite (pengu i madh, nuk ka luajtur në Kupën e Botës), ndërsa prej vitesh është te Jokohama, ku vazhdon të shkëlqejë dhe të jetë shembull për gjithë futbollistët anembanë botës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image