Mbreti i derbit

0

Tre derbi, 3 fitore: a mund të krenohet ndokush se ka bilanc kaq të mirë sa Jyrgen Klop në derbin e Liverpulit? Gjermani nuk po e gjen ende rrugën drejt titullit, por ndërkohë është i adhuruar nga tifozët dhe po u dhuron kënaqësi të mëdha në ndeshjen e madhe brenda qytetit.

Sot Liverpuli fitoi 3-1 kundër Evertonit, duke marrë 3 pikë të arta në garën për një vend në Champions League dhe duke kompletuar “dopietën”, sepse fituan edhe në vajtje.

Evertoni ka fituar për herë të fundit në “Anfield” në vitin e largët 1999 dhe mallkimi vazhdon, sepse “The Reds” u treguan sërish superiorë.

Edhe pse me mungesa të rëndësishme, Klop gjeti lëvizjet e duhura dhe Sadio Mane që në minutën e tetë bëri të shpërthente festa.

Në minutën e 28-të mbrojtësi debutues Penington gjeti barazimin, por ishte vetëm një shkëndijë për Evertonin, sepse Filipe Kutinjo 3 minuta më pas shënoi një gol kryevepër dhe riktheu Liverpulin përpara.

Në pjesën e dytë sulmuesi Origi vulosi fitoren në minutën e 60-të dhe Liverpuli fluturon i treti, në pritje të Arsenal-Mançester Siti, nesër.

Liverpool – Everton          3-1

Golat: Mane 8, Countinho 31, Origi 60 / Pennington 28

Liverpool (4-3-3): Mignolet 6, Clyne 6.5, Matip 6.5, Lovren 6, Milner 6, Can 6, Lucas 7, Wijnaldum 6.5, Mane 7.5 (Origi 7 57), Firmino 6 (Klavan 90), Coutinho 7 (Alexander-Arnold 6 74).

Trajner: Jurgen Klopp 7

Everton (3-4-3): Robles 5.5, Jagielka 5.5, Ashley Williams 5, Holgate 6, Pennington 5.5 (Barry 5.5 67), Davies 5 (Valencia 5 66), Gana 5.5, Baines 6, Barkley 4.5, Lukaku 4.5, Calvert-Lewin 5.5 (Mirallas 82).

Trajner: Ronald Koeman 5.5

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here