“Mbreti” Deshamp: Jetë të gjatë Francës, por sa e dhimbshëm ishte rrugëtimi!

Didier Deshamp, trajneri i Francës, fitues i Kupës së Botës, pasi e kishte provuar këtë kënaqësi edhe si futbollist në vitin 1998, pasi ka barazuar rekordet e Franc Bekenbauerit dhe Mario Zagallos, ka folur për TF1: “Eshtë gjithçka kaq e bukur, kaq e mrekullueshme! Disa nga këta djem janë kampionë bote në moshën 19 vjeç… Nuk kemi bërë një lojë të bukur, por kemi treguar cilësi dhe nivel psikologjik… Dhe, sidoqoftë, shënuam katër gola. Eshtë një fitore totalisht e merituar”.

Rrugëtimi për të mbërritur në fitoren e Kupës së Botës nis nga larg dhe ka një princip të dhimbshëm: “Nuk ishte aspak e thjeshtë, por me forcën e punës jemi këtu ku jemi tani, në majën e botës. Ishte e dhimbshme të humbitnim Europianin përpara dy vjetësh, por ajo na bëri të rritemi edhe më shumë. Kemi kapërcyer vështirësitë dhe kritikat. Ky është moment lavdie për lojtarët”.

“Për 55 ditë kemi punuar mjaft mirë. Tani i përket atyre ky kurorëzim i lartë. Na pëlqejnë francezët. Jemi krenarë që jemi francez dhe “bleus”. Jetë të gjatë Francës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *