Mbreti Antonio Konte: Nuk ishte fat, ishte titull sakrifice

0

Trajneri i Çelsit, Antonio Konte nuk e ka mbajtur veten në momentin kur ka parë Miçi Batshuain, lojtarin më pak të aktivizuar prej tij, të shënonte golin e titullit. Përqafime pa fund, deri dhe në një lëndim të vogël nga festa e tepruar në bankinë. E gjithë kjo ndodhte 8 minuta para fundit. Ai ishte i bindur se i kishte vënë të dyja duart mbi titull. Kështu ka qenë në fakt. Çelsi ka fituar titullin dhe Konte ka të gjithë të drejtën të festojë një sukses që mbi të gjitha është edhe i tij.

Fjalët e para – “Faleminderit të gjithëve, sepse kjo ishte një arritje madhështore për lojtarët. Dua t’i falënderoj të gjithë me radhë për angazhimin e tyre dhe punën e jashtëzkaonshme që kanë bërë. Pas kësaj fitore nuk duhet të jemi thjesht të gëzuar, duhet të jemi të lumtur, të jemi krenarë për atë çfarë kemi bërë”.

Batshuai – “Në momentin e zëvendësimit mendova se Hazard dhe Pedro ishin disi të lodhur dhe ne na nevojiteshin forca të freskëta për të fituar takimin. Jam i lumtur me Miçin, sepse ai ka paguar shumë besimin tim. Nuk e kam pasur të lehtë të vija në këtë kampionat, një kuluturë krejt tjetër, gjuhë tjetër, me lojtarë të trashëguar nga një sezon i dështuar. Ndaj kemi të gjithë të drejtën të festojmë këtë sukses të merituar.”

Ndryshimi i modulit – “Gjithnjë e më shumë e mendoj se ai vendim për të kaluar nga mbrojtja me 4 në mbrojtjen me 3 ndryshoi sezonin tonë. ne duhej të ndryshonim diçka patjetër, të gjenim një modul loje që i shkonte përshtat ekipit. Ndaj i thirra mendjes dhe vendosa të luajmë 3-4-3. Isha i bindur se kisha bërë zgjedhjen e duhur, pasi i kisha lojtarët për ta bërë një ndryshim të tillë. Përgjigja e tyre ka qenë fantastike. Nuk do ta shihja këtë titull si çështje fati, ky ëhstë një titull i fituar me punë e sakrifica. Tani është e rëndësishme të qetësohemi disi. Kemi kaluar një sezon të mrekullueshëm, por nuk ka mbaruar ende, sepse kemi dhe finalen e Kupës FA. Gjithnjë kam menduar se kur shihja skuadrën time në fushë, aty isha dhe unë. Ka qenë së bashku me ta, në të gjitha rrethanat. N e kemi fituar këtë titull së bashku”-ka thënë Konte.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here