“Mbretërit” e merkatos, shpenzimet e Aston Vilës janë të llahtarshme

Klubi më aktiv i merkatos së verës në Angli nuk ka qenë asnjë prej ekipeve në pjesën e sipërme te tabelës. Të sapo ngjiturit e Aston Vilës kanë zgjedhur të mos presin deri në javët e fundit të merkatos, duke kryer të gjitha blerjet me shpejtësi rrufe.

Deri më tani Aston Vila ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Angli. Plot 93 milionë euro për shtatë lojtarë. Rekordin e mban sulmuesi brazilian Uesli, i cili u ble nga belgët e Klub Bruzh për 25 milionë euro. Faturë të kripur mban edhe mbrojtësi Mings, i cili u transferua në Midlends nga Bornmuth për 23 milionë euro .

Të të rinjtë anglez Target dhe Konsa kanë kushtuar 29 milionë euro së bashku, 20 milionë të tjera kanë kushtuar kartonët e El Gazit, Zhotës, dhe Kortni Hauz. Krahas emrave të përmendur, Aston Vila është duke mbyllur marrëveshjet për mesfushorin e Sitit Duglas Luiz dhe mbrojtësin e Reims Bjorn Engels, të cilët së bashku kanë një kosto pre 25 milionë eurosh.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *