Mbrëmje për tu harruar ndaj Levantes, pas humbjes i shtohen problemet edhe me transportin

0

Reali i Madridit ka humbur dje ndeshjen me Levanten dhe së bashku me të edhe kreun e La Liga-s. Një gol nga Morales në të 79-n do të mjaftonte që galaktikët të dilnin me kokën ulur nga stadiumi. Por e keqja nuk përfundon këtu, teksa ekipi i “los blancos” janë detyruar që të kthehen në kryeqytet me autobus.

Mjegulla e krijuar në Valencia bëri që në aeroport të mos lejoheshin fluturimet. Kështu që Reali i Madridit nuk mund të shkonte sipas planit për tu rikthyer në shtëpi me anë avionit, duke kaluar në planin B, udhëtim me autobus. Padyshim që ora kur lojtarët mbërritën në Madrid nuk ishte ajo që ata kishin menduar përpara takimit, duke ia shtuar kështu kujtimet e hidhura nga nata e mbrëmshme./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.