Mbrëmje magjike për italianët, shkatërrojnë Spanjën në parket

0

 

Mbrëmja e djeshme ka qenë magjike për italianët në Kampionatin Evropian të Basketbolli për meshkuj, ndërsa pas Datomen dhe Belinelin e fashuar kanë nxjerrë jashtë të gjithë “artilerinë” dhe kanë bërë prezantimin e tyre më të mirë. Me Galinarin 29 pikë të shënuar dhe Belinelin 27 pikë, Italia ia ka dalë të mund Spanjën favorite 105-98, ndërsa rezultatet e pjesshme ishin 19-20, 42-45, 73-63. Mes të kaltërve të Pianixhianit, në këtë sukses të dytë evropian ka shkëlqyer Galinari e në të njëjtën kohë dhe Belineli, kur Barnjani ka realizuar 18 pikë. Tek spanjollët vetëm Pau Gasol ka realizuar 34 pikë. Tashmë Evropiani për italianët do të duhet të vazhdojë me një tjetër ndeshje që duhet fituar medoemos, ajo ndaj Gjermanisë, e cila dje është mundur nga Turqia. Për të menduar më pas të enjten për përballjen me Serbinë, e cila në tre ndeshje ka tre fitore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image