Mbrëmja gala e FSHF-së, ndahen çmimet për figurat e sportit

0

Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbrëmje gala, me rastin e festave të fundvitit. Në një event ku marrin pjesë drejtuesit e klubeve, medieve dhe figurave të larat të sportit e jo vetëm, nuk kishte si të mos ndaheshin dhe disa çmime për personazhet që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar.

FSHF ka dhënë tre çmime me titullin “Nderi i futbollit shqiptar” , teksa fillimisht ka qenë ish-portieri i Partizanit Përlat Musta që ka marrë këtë çmim. Pas tij është  ngjitur në podium dhe ish-mesfushori i Kombëtares Edvin Murati, i cili është nderuar me të njëjtën çmim.

Po ashtu është nderuar dhe ish-sulmuesi Qamil Teliti, i cili është ndarë nga jeta. Djali i tij ka qenë sot prezent në këtë mbrëmje për të marrë këtë çmim për babin i tij, i cili ka dhënë kontributin e tij në futbollin shqiptar, por dhe për skuadrën përfaqësuese në vitet 1946-1952.

më pas po tre figura të sportit janë nderuar me çmimin “Legjenda e futbollit shqiptar”, teksa fillimisht këtë cacim e ka marrë Genc Tomori, ndërsa pas tij edhe Osman Mema ashtu si dhe Agim Canaj.

.

ÇMIMET

“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta
“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati
“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)

“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori
“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema
“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.