Mbrëmja e “yjeve të vegjël”, Sarri-Guardiola i besojnë të ardhmes

Mbrëmja e sotme do të jetë një datë e shënuar për dy nga lojtarët më premtues në Angli. Kallum Hadson-Odoi dhe Fil Foden, luajnë për herë të parë si titullarë në një ndeshje të Premier Ligës.

Dy lojtarët e datëlindjes 2000, janë përzgjedhur në 11-shen titullare, respektivisht nga Mauricio Sarri dhe Pep Guardiola. Çelsi pret Brajtonin në shtëpi, në një ndeshje delikate, ku i duhet me patjetër fitorja, pasi ka mundësinë të lërë pas Mançester Junajtid.

Trajneri italian i bluve, i ka dhënë një fanellë titullari, talentit 18-vjeçar Hadson-Odoi, i cili ka shfaqur një formë fantastike në ndeshjet e fundit. Ndërkohë, nga ana tjetër Mançester Siti pret Kardifin në shtëpi dhe Pep Guardiola ka vepruar njësoj si kolegu i tij në Londër.

Spanjolli ka vendosur si titullar për herë të parë, 18-vjeçarin Fil Foden, i cili shihet si një ndër mesfushorët me më të ardhme. Interesant është fakti, që të dy lojtarët, debutojnë në të njëjtën mbrëmje si titullarë në futbollin elitar, teksa kanë qenë së bashku, pjesë e Anglisë U-17, e cila festoi Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *