Mbrëmja e “Topit të Artë”, të gjithë janë të sigurt për fituesin që e rrëmben në Francë

Sot do të jetë mbrëmja e Topit të Artë, atje ku me shumë gjasa do të kemi vend për një histori të re dhe rekord të ri. Kjo pasi Lionel Mesi shkon si favoriti kryesor për ta fituar dhe sipas të gjitha mediave, do e realizojë një gjë të tillë.

Në ceremoninë që zhvillohet në Francë, nëse kjo do të bëhej realitet, atëherë ylli argjentinas do ta merrte për herë të gjashtë këtë trofe dhe ky do të ishte një rekord më vete. Të pakët janë ata që i lënë vend surprizave, por sigurisht që edhe kandidatura e Van Dijk është shumë serioze, pasi ka arritur të fitojë edhe “Champions League” me Liverpulin. Ndërsa sa i përket Kristiano Ronaldos, duket shumë më mbrapa në këtë garë. /Sport Ekspres/