Mbrëmja e kapitenit!

Lorik Cana do të shkelmojë topin e fundit në karrierë. Problemet shëndetësore e detyrojnë të thotë “mjaft”. Dhe, do ta bëjë pikërisht ndaj Italisë, aty ku për të fundit herë fitoi një trofe në klube:  kupa e Italisë me Lacion, 2013

Anton Cicani

Dhe vjen një ditë… Sa shumë do të donte që ajo ditë të shtyhej, por ndonjëherë duhet edhe të dorëzohemi përballë shëndetit dhe përballë disa faktorësh. Akrepat e orës ecin për të gjithë njësoj dhe t’i kthesh mbrapa është shumë më e vështirë se sa kur ecin përpara. Lorik Cana do të ketë emocione, në momentin kur në “Loro Boriçi”, do të përshëndesë thuajse 17 mijë tifozët e pranishëm në stadium, por sidomos ato qindra miliona të tjerë që nga tv do të kenë mundësi të përjetojnë këtë moment. Kapiteni (sepse i tillë do të mbetet, pasi 13 vjet nuk janë pak me fanellën e Shqipërisë) do të ndjejë brenda tij, sigurisht, dëshirën për të luajtur edhe këtë ndeshje, por duke ditur se tashmë ai kthehet në tifozin nr.1 dhe, ndoshta, në të ardhmen, me një funksion në federatë, ose edhe si pasues i Panuçit ose dikujt tjetër në stol. E ndërsa për të ardhmen ka kohë, e tashmja është këtu… Nuk do të jetë tifogrupi që iu bë lëkurë e dytë, Tifozat Kuq e Zi, të cilët vazhdojnë bojkotin. Kapiteni, ditë më parë në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”, megjithtaë, u shpreh “respektoj vendimin e tyre por nuk mund të shtyj lamtumirën, sepse është diçka që kam konkorduar edhe me federatën prej më shumë se një muaji dhe se do të shkonte shumë. Për mua, tifozët kanë qenë shumë të rëndësishëm”.

Karriera – Ishte vetëm një djalosh kur debutonte me Kombëtaren në vitin 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës. Një emër i ri për shqiptarët hidhej në fushë në vend të Geri Çipit. Një 19 vjeçar që ishte në kulmin e tij, pasi zotëronte 3 pasaporta dhe kishte patur mundësinë të luante me Shqipërinë, Zvicrën apo Francën.  Por në fund, ashtu siç e kishte pranuar edhe vetë zgjodhi me zemër dhe jo me “tru”, u afrua me një ekip “modest” si Shqipëria kur kishte mundësitë që të shijonte përfaqësimin me Francës dhe Zvicrën, normalisht diçka më shumë se me kombëtaren do të kishte provuar, po flasim për suksese futbollistike, pasi emocionet e fanellë kuqezi nuk do i kishte provuar askush.

Në atë kohë u kritikua në vendet ku luante, por shumë shpejt u kthye në idhullin e shumë shqiptarëve. Zemra e tij rreh vetëm kuqezi, dhe fanella kuqezi do të shndërrohej për të shumë shpejt në një lëkurë të dytë. Grintë, karakter, cilësi prej lideri dhe shumë karizëm, cilësi që mjaftonin që tifozët kuqezi ta bënin menjëherë benjaminin e tyre.

Në atë periudhë bashkë me Canën, Brigelin e Dukën, niste në atë kohë një etapë e re për ekipin tonë, një cikël që filloi dhe mbaroi me kapiteni. Me kulmin më të madh për kombëtaren përfaqësimin në “Euro 2016”. Tashmë do të hapet një cikël i ri, kapiteni i hapi rrugë që në ndeshjen ndaj Rumanisë kur pranoi stolin dhe i hapi rrugë të riut Ajeti. Cana e mbylli ciklin e tij, “detyra” ishte ta dërgonte Shqipërinë në maje, atje ku ia la stafetën të tjerë lojtarëve që tashmë duhet të guxojnë drejt “majave”. Nuk ka mungesë eksperience, pasi e fituam, nuk ka më spektakël, pasi duhet ta luajmë më shumë topin në fushën e blertë. Lorik e bëri në fusha me baltë, e bëri në vështirësi edhe në fitore. E bëri mes stolave të Beogradit e në acarin e Danimarkës, ndoshta mbajmë mend triumfet e fundit të kapitenit, pro mos harroni se ishte kapiteni që dilte përpara të kërkonte falje edhe në barazimet me Luksemburgun apo Maltën.

E bëri një gjë të tillë, pas mosarritjes së kualifikimit për botëror me Slloveninë dhe dha një premtim… që e realizoi! Ishim në Evropian dhe e shijuam, falë tij, ashtu si dhe të gjithë lojtarëve të tjerë! Faleminderit kapiten!

Cana është një ndër ambasadorët më të mirë të Shqipërisë me më shumë kontribute se sa edhe ata që janë për atë punë. Loriku ynë ka përcjellë mesazhe pozitive në çdo vend që ka luajtur në Francë, po e po. Aty kur ishte kapiten i Marsejës dhe i jepte leksioni Nasrisë e Riberisë. Anglia me Sandërlendin ku ishte kapiten në Premier League, Gallatasaraj në Turqi e më pas Lacio në Itali, për t’u rikthyer sërish vitin e kaluar te Nanta. Një cikël që e filloi dhe e mbaroi me Francën në një nivel të lartë.

Ai ka dhënë më të mirën e tij për kombëtaren kuqezi, ka sakrifikuar deri aty ku s’mban më. Ka shpëtuar sa e sa gola. Ka rritur besimin e të gjithëve dhe një model mjaft i mirë për futbollistët e ri. Një heroi i çdo shqiptari, të madhe  e  të vogli. 93 ndeshje me Kombëtaren Kuqezi, e pamundur të përshkruash gjithë emocionet që na ka dhuruar Cana, janë të panumërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *