Mbrëmja e çmendur e Maradonës/ Dëshpërim, lot, lutje dhe bie në fushë (VIDEO)

Mbrëmja e djeshme ka qenë më e veçanta për Maradonën dhe një nga ato 90 minutësh më të përjetuara deri tani. Gimnasia ka fituar me rezultatin 2-1 duke përmbysur rezultatin ndaj Cordobës. Në fund ka pasur vend për gëzim sa i përket legjendës së njohur, por luhatja e humorit ka qenë vërtet e madhe.

Gjithçka nis në minutat e para ku pas një dëshpërimi të Maradonës, është rrëzuar në pankinë. Për të vazhduar më tej, ku i kërkon Zotit ndihmë për të fituar nëpërmjet lujteve. Këto të fundit e kanë bërë mrekullinë e tyre dhe Maradona nis të festojë në mënyrën e tij, duke derdhur lot dhe vrapuar në fushë. /Sport Ekspres/