Mblidhen disa nga drejtuesit e Superiores, kanë një kërcënim nëse nuk përmbushen kërkesat

Ligji i ri i sportit vazhdon të zvarritet nga qeveria, ndërsa edhe paketa e ndërtuar nuk është në bazë të interesave të klubeve. Zbatimi i saj me përpikmëri do të ndihmonte shumë ekipet shqiptare sa i përket pjesës ekonomike, për të mos kaluar krizë financiare.

Por kjo çështje po merr shumë kohë dhe teksa lëmë muajin janar, nuk ka pasur ende asnjë hap për konkretizimin dhe zbatimin e ligjit të sportit. Në ditën e sotme janë takuar disa nga drejtuesit e klubeve të Superiores, së bashku me Edvin Libohovën. Sipas asaj që raporton “Balkanëeb”, është arritur në përfundimin se nëse nuk ka një zgjidhje, atëherë është kërcënuar edhe me bojkotimin e kampionatit. Deytra është marrë përsipër nga Libohova që është i sigurt që gjithçka do të zgjidhet dhe kërkesat do të plotësohen, pa shkuar në pikën ekstreme. /Sport Ekspres/