Mbledhje emergjente te Fiorentina, pritet shkarkimi i Piolit

Humbja ndaj Frozinones nuk është përjetuar aspak mirë nga drejtuesit e klubit të Fiorentinës. Në një komunikatë të lëshuar para pak orësh, njoftohet se kupola drejtuese e klubet të takohet për të marrë një vendim të rëndësishë.

Sipas “Sky Sports”, në përfundim të mbledhjes do të merret vendimi për shkarkimin e trajnerit Stefano Pioli. Skuadra vjollcë ka dhuruar spektakël gjatë këtij sezoni, por në të njëjtën kohë luhatjet e skuadrës përgjatë sezonit kanë qenë të frikshme.

KOMUNIKATA E FIORENTINËS –

“Pronarë dhe drejtuesit e klubit do të mblidhen në një samit brenda 48 orëve për të analizuar me kthjelltësi situatën dhe për të vendosur për masat që do të garantojnë impenjimin e mëtejshëm të skuadrës në ndeshjet finale të këtij sezoni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *