“Mbështesim, këndojmë dhe marrin vendin e parë”/ Tifozët e Tiranës e duan festë ndaj Kukësit

Kukësi-Tirana do të jetë si një finale e “parakohshme” për Superioren, mes dy ekipeve që kanë hedhur kandidaturat e tyre për të fituar titullin në kampionatin shqiptar. Vetëm një pikë larg gjenden verilindorët, që nuk arritën të përfitonin nga hapi i gabuar i kryeqytetasve kundër Skënderbeut.

Tashmë vjen kjo ndeshje që do të dhurojë shumë emocione. Nga Kukësi janë lënë autobuza falas për të ardhur në “Air Albania”, ndërsa tifozët e Tiranës e duan festë. Nëpërmjet grupimit të tyre “Tirona Fanatics”, njoftohet për mbështetje duke kënduar dhe për të marrë vendin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *