Mbërrin oferta konkrete në Turqi, Gentian Selmanin e kërkon ekipi më i mirë i Azerbajxhanit

Nga Klaudio Ndreca

Një sezon i nivelit të lartë që ka bërë Gentian Selmani nuk ka kaluar pa vëmendje nga ekipet e tjera. Tashmë portieri shqiptar është duke u kërkuar në Itali, elitën e Turqisë dhe së fundmi ka dalë një pistë e re.

Bëhet fjalë për ekipin më të mirë të Azerbajxhanit, Karabaku. Aktualisht kjo skuadër është duke kryesuar në kampionat, ndërsa në sezonin 2017-2018 mori pjesë edhe në fazën e grupeve të “Champions League”.

Oferta është konkrete dhe në klubin e Menemesporit ka mbërritur propozimi i Karabakut. Ende nuk dihet saktësisht shifra për të cilën bëhet fjalë, por skuadra turke është duke vëzhguar me kujdes situatën. Ajo që mund të thuhet me siguri është se ky do të jetë sezoni i fundit për Selmanin te Menemespori, pasi ka shumë interesime në skuadra më të mira dhe vlerat e tij i ka dëshmuar në skuadrën aktuale.

Por cila do të jetë aventura e radhës për portierin që ka shkëlqyer edhe në Superiores? Me shumë mundësi do të jetë një tjetër prodhim i kampionatit shqiptar që do të shkojë shumë larg… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *