Mberrijne nigeranet e Skenderbeut!

0

Kane mbërritur në Shqipëria tre lojtarët nigerianë, Oto John(17 Vjeç), Ridvan Adeshina(18 Vjeç), Chinonso Offor(18 Vjeç). Tre futbollistët e përzgjedhur nga drejtori Sportiv Haris Fakic dhe menaxheri Ertan Demiri i cili ka shoqëruar Harisin në Nigeri, janë akomoduar në resortin ¨Tropikal¨në Durrës aty ku po qëndron edhe skuadra kampione.

John luan në rolin e mesfushorit me tipare sulmuese ndërsa Adeshina dhe Offor në rolin e sulmuesit. Dy opsione të forta për zëvëndësimin e Olayinkës i cili pas ndeshjes nodal Flamurtarit do të udhëtojë në Belgjikë për tu bashkuar me Gent.

Pasi kanë kryer testet mjekësore, të tre lojtarët janë vendosur në urdhrat e trajnerit Josa në seancën stërvitore të ditës së hënë zhvilluar në tropikal. (kfSkenderbeu.al)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here