Pas Kupës së Botës, Areola vendos rekordin unik

Portieri francez Stefan Areola ishte një ndër 23 lojtarët që u nderuan me një medalje kampioni pas fitimit të Kupës së Botës nga Franca. Gardiani i PSG-së së bashku me kolegun e tij Adil Rami ishin të vetmit lojtarë që nuk morën qoftë edhe një minutë, por kjo ka ndodhur edhe më parë (Erik Durm 2014, Viktor Valdez 2010), sidomos me portierët.

Megjithatë, kurrë më parë në historinë 88-vjeçare të Kupës së Botës nuk kishte ndodhur që një lojtar ta fitonte trofeun pa të paktën një aktivizim me kombëtaren e vendit të tij. Po është e vërtetë, Areola ka çuar në shtëpi medaljen e fituesit të Botërorit, pa siguruar ende debutimin e tij me fanellën e Francës.

Megjithatë pritet që gardiani 25-vjeçar të debutojë shumë shpejt me fanellën e “gjelave”, pasi ai shihet si e ardhmja e portës së Francës. Kolegët e tij Loris dhe Mandanda i kanë kaluar të 30-tat dhe cilësitë e të riut kanë filluar të marrin vëmendjen e teknikut Deshamp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *