Mbaron makthi për Arijan Ademin, Dinamo e Zagrebit rigjen kapitenin

Dy vjet në “burg”, por kaluan shpejt. Arijan Ademi, shqiptari nga Maqedonia i cili deri para dy vitesh ishte lider i vërtetë te Dinamo e Zagrebit. Në 7 tetor 2015 ndodhi e pamendueshmja: UEFA pezulloi kapitenin e kampionëve kroatë, pasi rezultoi pozitiv për përdorimin e një substance të ndaluar, që në fakt Ademi e kishte në trup për shkak të përdorimit të medikimit mbi një plagë.

UEFA e dënoi me 4 vite pezullim, KAS e uli dy vite, por Ademi nuk u gëzua, nuk ishte një fitore.

Tani Ademi është kthyer në stërvitje dhe Dinamo e pret me qetësi, sepse kthimi i tij do të vonojë, ndoshta muaj, derisa të arrihet forma optimale.

Pas dënimit të tij Dinamo ka provuar disa kapitenë, por asnjëri nuk e bëri dot rolin e liderit si Ademi. Dy vjet pa futboll rëndojnë, shumë, por mbrojtësi shqiptar është 26 vjeç, kohë ka plot.

Kundër Skënderbeut nuk do jetë, kthehet në tetor, por për Ademin kjo nuk ka rëndësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *