Mbaron kampionati holandez, Ajaksi e mbyll me dopietë!

Ajaksi ka shkatërruar skuadrën e Grafshapit me rezultatin 1-4 në ndeshjen e fundit të kampionatit holandez, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon fantastik në Holandë. Të besuarit e Ten Hag nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren.

Shëne, Taliafiko dhe një dopietë e Dushan Tadiç vulosën fitoren e thellë të Ajaksit, skuadër që vendosi duart te titulli i 34-ët kampion në Holandë. Titulli mungonte që nga sezoni 2014-15 dhe që prej vitit 2004, Ajaksi bëhet skuadra e parë që fiton dopietën: Kampionatin dhe Kupën e Holandës.

Holandë, java 33

Grafshap – Ajaks  1-4
Jebli 40’ / Shëne 37’, Taliafiko 44’, Tadiç 67’ 87’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *