“Mbaroi kronika”, Galiani mbush xhepat dhe largohet!

0

Nëse për Silvio Berluskonin nuk ka qenë e thjeshtë të shiste Milanin, e njëjta ndjenjë trishtimi dhe mërzie ka kapluar në këto ditë edhe administratorin e deleguar, Adriano Galinin, i cili, shumë shpejt do t’ia lërë vendin e tij Marko Fasones. Dhe Galiani po kalon ditët e fundit si kuqezi, teksa sipas “Il Giornale”-s, ai ka thënë: “Tani mund të lëmë kronikën për të hyrë në histori”. Në ditën e së enjtes, kur closing tashmë ishte bërë zyrtar dhe kishte përfunduar, ish-administratori milanist ka komentuar fjalët e Berluskonit, duke thënë: “Silvio ka qenë një motor i Milanit në këto vite. Presidenti ka qenë padyshim arkitekti deçiziv”.

Dhe, një Milan pa Galianin dhe Berluskonin, sigurisht që nuk është më një Milan. Gjithësesi, po sipas “Il Giornale”-s, Milani dhe Li do të kompensojnë Galianin me daljen e tij nga klubi pas 32 vitesh, teksa sipas traditës dhe kontratës ai pritet të përfitojë një megarrogë prej 60 milionë eurosh, që do të kalojnë në llogarinë e tij bankare. Ka qenë Berluskoni ai që ia ka bërë këtë kontratë mikut të tij të ngushtë dhe krahut të djathtë, në mënyrë që të shijojë pensionin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image