Mbaroi euforia, apo mbaruan paratë te Milani?

Prej verës, kur Milani kaloi nga Silvio Berluskoni te Li Jonghong dhe investitorët e tjerë kinezë, thuajse çdo javë në media flitej se pronarët e rinj nuk kishin para. Më pas, u sqarua që ishte marrë një hua e mjaftueshme për të mbyllur operacionin, por edhe për të kompletuar blerjen e klubit. Blerjet, me rreth 200 milionë euro, u mbyllën gojën skeptikëve, por mjafton një moment i keq në aspektin sportiv, që të dalin në skenë historitë e vjetra.

Sipas mediave në Itali, burime pranë Milanit zbulojnë se bllokimi i investimeve na klubet e futbollit jashtë Kine ka vënë në vështirësi të mëdha Li Jonghong, i cili po kërkon partnerë investimesh, për të shlyer borxhin prej mbi 300 milionë euro që duhet paguar deri në tetor 2018.

Ndërkaq, mund të merret një hua tjetër, duke e zhytur edhe më shumë Milanin në borxhe. Natyrisht, Milani mohon gjithçka, por të shohim, koha do ta tregojë kush gënjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *