Mbarëkombëtari i karatesë, dominojnë ekipet kosovare

0

 

145 sportistë nga 40 ekipe shqiptare prej Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi janë ndeshur në turneun e gjashtëmbëdhjetë mes tyre, ndërsa kanë dhënë spektakël në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

 

Gjergj Vyshka

 

Federata Shqiptare e Karatesë, me president Petrit Babën dhe sekretare të përgjithshme Erikela Ismailgecaj, të dielën ka zhvilluar aktivitetin e saj më madhor të vitit. Bëhet fjalë për turneun e gjashtëmbëdhjetë mbarëkombëtar që ka sjellë në Tiranë, pikërisht në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, 145 sportistë nga 40 ekipe prej Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Të ndarë në grupmosha për kadetët ose 14-15 vjeç, juniorët ose 16-17 vjeç dhe seniorët ose mbi 18 vjeç karateistët, që kanë konkurruar fillimisht në kata (demonstrim) dhe më pas kumite (dyluftim) sipas peshave dhe kategorive, i kanë dhënë gjallëri “Asllan Rusit”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Karatesë, Petrit Baba, ka përshendetur të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet, por mbi të gjitha ka falënderuar dhe ato që e kanë mbështetur. Është fjala për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, kompaninë “Agna Group”, “Dragon Heart” dhe “Uji Spring”. Në përgjithësi kanë dominuar klubet kosovare, ndërsa sipas numrit të medaljeve në vendin e parë është renditur Klubi i Karatesë Dardani Gjilan, e cila ka marrë tre medalje të artë dhe katër të argjendta. Më pas Klubi i Karatesë Prishtina me 3 të arta, 2 të argjendta dhe 7 të bronzta. E në vendin e tretë Ardhmëria Prishtinë me 2 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta. Pra një dominim total i kosovarëve, pa harruar këtu dhe medaljet që kanë marrë karateistët tanë, apo dhe shqiptarët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Në përgjithësi një turne i kënaqshëm që e bën karatenë shqiptare ta mbylli vitin me “happy end”.

 

Rezultatet teknike të turneut mbarëkombëtar të karatesë

 

Kata – Kadet (Meshkuj)

Dren Hajdari (Dardania Gjilan)

Kata – Kadet (Femra)

Fationa Ahmeti (Fushë-Kosovë)

 

Kata – Junior (Meshkuj)

Argjend Berjani (KK Prishtina)

Si ekip: Kosova

 

Kata – Junior (Femra)

Vlerona Shala (KK Unsu)

Kata – Senior (Meshkuj)

Arsim Qiriqi (KK Prishtina)

Si ekip: Kosova

 

Kata – Senior (Femra)

Si ekip: Mali i Zi

Vlerona Shala (KK Unsu)

 

Kumite – Kadet (Femra)

Pesha -47 kg    Delvina Muqiqi (KK Prishtina)

Pesha -54 kg    Albulena Gërvadhu (KK Prishtina)

Pesha +54 kg    Kena Fejzolli (KK Kristaq Rama)

 

Kumite – Kadet (Meshkuj)

Pesha – 52 kg   Odren Hajdari (KK Dardania)

Pesha – 57 kg   Blerand Limani (KK Ardhmëria)

Pesha – 63 kg   Genc Kraja (Shotokan Elbasani)

Pesha – 70 kg   Endrit Shaqiri (KK Kampioni)

Pesha + 70 kg   Skënder Allushi (SK Elbasani)

 

Kumite – Junior (Femra)

Pesha – 59 kg   Fiona Karaqi (Vajzat e Dardanisë)

 

Kumite – Junior (Meshkuj)

Pesha – 55 kg   Andi Mernovci (KK Prishtina)

Pesha – 61 kg   Shqipëron Lazri (KK Uraniku Dibër)

Pesha – 68 kg   Flamur Zeka (KK Ardhmëria)

Pesha – 76 kg   Hekuran Sajova (KK Sharri)

Pesha + 76 kg   Henrik Dedej (Bijtë e Shqipes)

Si ekip: Kosova

 

Kumite – Senior (Femra)

Pesha – 50 kg   Elvana Vukaj (Besëlidhja)

Pesha – 68 kg   Sejda Suma (KT Ulqini)

Pesha + 68 kg   Albiona Asllani (KK Drita)

Si ekip: Mali i Zi

 

Kumite – Senior (Meshkuj)

Pesha – 60 kg   Xhemali Qurkolli (KK Llapi Podujevë)

Pesha – 67 kg   Ylli Cenaj (KK Ardhmëria)

Pesha – 75 kg   Spajdi Selmanaj (Partizani)

Pesha – 84 kg   Alvin Karaqi (KK Ipon Prishtina)

Pesha + 84 kg   Kedion Panxha (Kamza Karate)   

Si ekip: Kosova

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image