Mbape vendos rekord, po tani sa vlen?

0

Monako u eliminua dje nga Liga e Kampioneve, duke hasur nj rival superior dhe perfekt në çdo drejtim si Juventusi, por ngushëllimi i skuadrës nga principata është titulli kampion në Francë, që është shumë pranë. Gjithashtu, ngushëllim quhet dhe Kilian Mbape.

Talenti 18-vjeçar shënoi në pjesën e dytë në humbjen e djeshme 2-1 dhe nuk ishte thjesht një gol ngushëllimi. Ishte goli i parë që Juventusi pësonte në Europë prej 22 nëntorit dhe njëkohësisht ishte rekord historik në Champions League, sepse Mbape u bë futbollisti më i ri që shënon në një gjysmëfinale (18 vjeç e 140 ditë).

Me 6 gola në 9 ndeshje, Mbape është futbollisti i dytë francez në histori që e arrin kaq shpejt këtë shifër golash, pas një legjende si Tieri Henri, të cilit iu deshën vetëm 5 ndeshje për 6 golat e parë në Champions. Jo më kot, të gjithë shohin te Mbape pasardhësin e Henrisë, duke nisur nga Xhanluixhi Bufon, i cili në ndeshjen e vajtjes i kërkoi të shkëmbenin fanellat.

Sezon debutues, 18 vjeç, 25 gola në 41 ndeshje, nivel loje fenomenal: zonja dhe zotërinj, rekordi i Pogbasë prej më shumë se 100 milionë eurosh do të thyhet këtë verë!

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here