Mbape i thotë të gjitha: Mesi, Ronaldo, Topi i Artë dhe e ardhmja

Kylian Mbape ka dhënë një intervistë për medien franceze “afp”, ku ka folur për disa tema si diferenca e Mesit dhe Ronaldos me pjesën tjetër të futbollistëve dhe objektivat e tij për të ardhmen. Në intervistë Mbape flet edhe mbi faktin se fama e madhe i ka hapur jo pak punë.

A po merr fund Mesit dhe Ronaldos ?

“Askush nuk po luan më mirë se ata në këtë moment dhe s’mund të themi se është fundi i epokës së tyre, sepse do epoka e tyre do të marrë fund kur dikush tjetër të luajë më mirë se ata. Por, unë nuk mendoj se njëri prej tyre do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, sepse ishte viti i Botërorit dhe ai turne kalon në plan të parë”.

Gazetari i kujton talentit të PSG-së se Mesi dhe Ronaldo u eliminuan në fazën e 1/16-ve të Botërorit, por 19-vjeçari i del përsëri në mbrojtje duke thënë: “Nëse merr parasysh formën e tyre individuale, ata janë të pakrahasueshëm më të tjerët. Mesi ishte golashënuesi më i mirë në Europë, Ronaldo ishte golashënuesi i Champions-it”

Topi i Artë ?

“Shpresoj ta fitoj unë Topin e Artë. Arritëm diçka të madhe, nuk do ishte e padrejtë, pasi kjo është një fjalë shumë e fortë, por do të ishte turp nëse një francez nuk e fiton atë çmim. Ne bëmë histori dhe do të ishte bukur nëse shpërblehemi për këtë

A do të jetë “KM” një markë e suksesshme  si “CR7” sot?

“Nuk e di pasi “CR7” është diçka shumë e madhe. Ai ka ndërtuar markën e tij dhe tani njihet ndërkombëtarisht. Unë s’jam akoma në ato nivele, po ndryshoj pak e nga pak”.

Cili është trofeu i radhës që dëshiron të fitosh?

Të gjitha Botërorët që do të marr pjesë. Unë luaj për të fituar. Nëse do të marr pjesë në katër Botërorë,  dua t’i fitoj të katërt. Dua t’i arrij gjërat hap mbas hapi, një e fitova. Tani duhet të përgatitem për të fituar edhe në nivel klubesh”.

Vëmendja e madhe e medieve ?

“Nuk mund të kontrolloj çdo gjë që flitet e shkruhet për mua. Më duhet të menaxhoj me kujdes gjithçka në jetën time jo vetëm kur luaj. Nuk është e lehtë, por po mësoj. Kam njerëz pran meje, që po më ndihmojnë t’i kaloj këto situata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *