Mbape i jashtëzakonshëm, por nuk i thyen dot rekordin Tierri Henrit

Kilian Mbape ka pak kohë që ka spikatur në futbollin e madh, por me atë që ka treguar në fushën e blertë të gjithë ata që e duan futbollin do të kenë mundësinë të shohin një tjetër “magjistar” në fushën e lojës për shumë vite.

19-vjeçari e ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës, duke shënuar katër gola. Në tërësi viti 2018 ka qenë i suksesshëm për sulmuesin e PSG-së me fanellën e “gjelave”, pasi e ka gjetur plot 9 herë rrugine  rrjetës, por pa mundur që të vendosë rekord.

Pavarësisht kësaj asnjë lojtar nuk kishte shënuar kaq shumë që nga viti 2003, kur Tierri Henri realizoi 11 gola me Francën. Mbape nuk mundi ta thyejë këtë sezon këtë rekord, por normalisht që ka shumë vite para ku me siguri do ta provojë që ta kalojë dhe “legjendën” e Kombëtares, që sot drejton skuadrën e Monakos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *