Mbape flet hapur: I vetmi futbollist që më ka impresionuar është…

Kilian Mbape është pa diskutim një prej lojtarëve, nga i cili në vitet e ardhshme do të shohim “magji” nga këmbët e tij. Francezi ishte pretendent për të fituar “Topin e Artë”, por edhe pse nuk arriti dot sukses këtë edicion do ta shijojë në të ardhmen.

Natyrshëm që bëhet fjalë për një lojtar, i cili është vetëm 19 vjeç dhe në sytë e tij ka shumë lojtar të mëdhenj, por vetë sulmuesi nuk nguron që të tregojë se kush e ka impresionuar më shumë gjatë këtij edicionin.

Në Kupën e Botës Franca u përball me shumë ekipe të mëdha, por për Mbapen lojtari i cili i është dukur se ka bërë diferencën është Eden Hazard. Belgu ka fituar një simpati të veçantë në sytë e francezit, i cili admiron shpejtësinë e 27-vjeçarit.

Lojtari që kam luajtur kundër tij viti më ka impresionuar më shumë është Eden Hazard. Jam habitur nga shpejtësia dhe goditja e tij, kur e pash në ndeshjen kundër Belgjikës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Më ka impresionuar vërtetë  me kontrollin e topit në hapësira mjaft të ngushta. Nuk ka hapësira që ai nuk mund të krijojë një situatë të rrezikshëm” tha Mbape për “France Football”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *